Me mbi 1.5 milionë intervenime mjekësore, Klinika “Zhan Mitrev” shënon 20 vjetorin

Mbi 1.5 milionë inetervenime, kontrolle dhe operacione të suksesshme janë zhvilluar 20 vitet e fundit në Klinikën “Zhan Mitrev”. Ndër vite është bërë e njohur në vend dhe në rajon si qendër mjekësore e sofistikuar, bashkëkohore me procedura komplete diagnostikuese në shumicën e degëve mjekësore, të mbështetura me shërbime të kirurgjisë moderne, anestezionit dhe kujdesit intenziv.

Jubileu u shënua me simpozium në temën “Zhvillimi i kirurgjisë kardiovaskulare në 20 vitet e fundit”, ku morën pjesë një serë ekspertësh të mëdhenj nga kjo fushë, si prof. dr. Marko Turina, ish-drejtor në Spitalin Universitar të Cyrihut si dhe ish-kryetari i Shoqatës evropiane për kardiokirurgji, prof. dr. Martin Kostollni.

“Ka nisur një erë e re e mjeksisë në Maqedoni, u vunë tërësisht standard tjera dhe sollën në gjithë shëndetësinë ndryshime të domosdoshme në aspket pozitiv. Në gjithë këto 20 vite kemi mbi 1.5 milion intervenime të ndryshme shëndetësore, kontrolle dhe shërbime të tjera të ndryshme”, deklaroi Mitrev.