Katër vite më parë është ndarë nga jeta Mona, nëna e Adelina e Zanfina Ismailit.
Zanfina publikon shpesh foto e shkruan fjalë zemre, mirëpo Adelina dhimbjen nuk ka preferuat ta ndajë shpesh në publik.
Këtë e bëri së fundmi nëpërmjet publikimit të një Instastory.
“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam friëksu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy. E këta njerëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë? Sa shpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’paslanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, shkruan ajo.