Mc Kresha paralajmëron largimin nga muzika

Mc Kresha ishte mysafir këtë javë në intervistën e bërë drejtpërdrejt me emisionin ‘E Diell’ , ku flet për jetën e tij artistike dhe private.

Gjatë intervistës ai tregoi se ka në plan largimin nga muzika, të cilin është duke e bërë dalë ngadalë, për t’ju lënë hapësira të tjerëve.

Pak nga pak kam ikur nga muzika. Më parë kam bërë çdo një vit nga një album, tani çdo dy vjet. Është një lloj largimi. Por nuk besoj se do mund të shkëputem menjëherë. Mendoj që si sporti, si arti e kanë një cikël. Secili e bën ciklin e vet dhe pastaj ua lë rrugën të tjerëve”,  u shpreh Mc Kresha gjatë emisionit.