Mc Kresha këndoi në dasmën e tij, publikohet video

Mc Kresha ka kënduar po ashtu në dasmë.

Reperi Mc Kresha mbrëmjen e djeshme e ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Erzinën, shkruan lajmi.net.

Dasma private mblodhi emra të njohur të estradës, kolegë të Kreshës, e disa prej tyre edhe performuan.

Mirëpo në dasmën e tij ka kënduar edhe vetë Kresha krah Lyrical Son.

Ka qenë bashkëshortja e Lyrical Son, ajo e cila ka publikuar në InstaStory disa video, ku dyshja e famshme e labelit PINT, shihen duke kënduar së bashku.