Mbyllet një çajtore në Gostivar, arrestohet pronari

Mbrëmjen e djeshme pas informacioneve paraprake, rreth orës 22:50 policia ka kryer kontrolle në një çajtore në rrugën “18 nëntori” në Gostivar, transmeton Alsat.

Policia ka vërejtur parregullsi rreth orarit të punës gjatë periudhës së pandemisë, respektivisht janë gjetur 11 persona në çajtore. Pronari M.I. 45-vjeç është arrestuar, kurse Inspektorati Shtetërorë ka mbyllur lokalin.