Avokati Petro Janura pas seancës së sotme në Gjykatën themelore Veles deklaroi se kërkojnë që t’i hiqet paraburgimi Vlladimir Pançevskit, sepse në lëndë nuk ekziston dëshmi materiale, gjegjësisht vendim gjyqësor të Gjykatës supreme që Pançevski të shkarkohet nga funksioni.
“Sot ishim dëshmitarë të asaj që ka ndodhur në sallën gjyqësore. Ka pasur shkelje flagrante të të drejtave të njeriut të të akuzuarit Vlladimir Pançevski dhe gjykatësja nuk ka dashur të deklarohet për kërkesën që të hiqet paraburgimi”, ka thënë avokati Janura.
Sipas tij, në lëndë nuk ekziston dëshmi materiale, gjegjësisht vendim gjyqësor të Gjykatës supreme sipas ankesës së Pançevsit, që do të thotë se një vendim të tillë nuk ka lëndë gjyqësore.
Në seancën e fundit më 10 korrik pasi Pançevski nuk u paraqit në gjykim, gjykatësi i caktoi paraburgim dhe u shpall urdhër arrest pas tij. Pas pesë ditëve, më 15 korrik, Pançevski vetë është paraqitur në Burgun hetues “Shkup” në shuto Orizarë.
Pançevski duhet të përgjigjet për keqpërdorimet e sistemit AKMIS.