Mbrojtja e Janevës: Dëshmitë e prezantuara dhe dëshmitarët e marrë në pyetje nuk e dëshmojnë veprën e lëndës

Avokati i Katica Janevës, avokati Delo Kadiev, i filloi fjalët përfundimtare me citat të dëshmitarit të dëmtuar Orce Kamçev i cili kishte thënë “lënda Perandoria është lëndë e trilluar që unë të zhvatesha”.

“Në mënyrë analoge me këtë nuk mund të mos pyesim se a ka mundësi për situatë të kundërt. Rasti ‘Reket’ të jetë trilluar për mbylljen e rastit ‘Perandoria’. A është sulmi mbrojtja më e mirë në secilën procedurë penale”, pyeti Kadiev.

Kadiev, tha se mbrojtjen e bazojnë në disa shtylla edhe atë: paligjshmëria e provave, gjegjësisht se gjykata nuk mund të shfaqë qëndrim në bazë të provave të gjetura në mënyrë të paligjshme të cilat jashtëligjshëm i kishte bërë Jordan Kamçev, veprimit të jashtëligjshëm të PP-së, gjegjësisht se prokuroria nuk ka ofruar qasje në të gjitha dëshmitë, ndikim ndaj Gjykatës nga ana e PP-së, gjegjësisht me ndryshim të fajlleve me dëshmitë e dhëna në gjykatë si “dhënia e parave”, “mos fol me avokatë”, “bisedë me dëshmitarë” me çka kanë ndikuar dhe ka pasur gjendje faktike të provave, gjegjësisht se dëshmitë e prezantuara dhe dëshmitarët e marrë në pyetje nuk e dëshmojnë veprën në këtë rast, ndërsa PP nuk i thirri disa dëshmitarë okularë si Goran Nikolloski dhe të sigurojë dëshmi kyçe si çantën e Ana Kamçevës që grumbulloi 350 mijë euro dhe prova.

Nga provat e prezantuara materiale dhe nga masat e posaçme hetuese, tha Kadiev, asgjë nuk u vërtetua sa i përket aktakuzës së Katica Janevës.