Mblidhet LSDM, Spasovski nuk komenton dorëheqjen e Zaevit

Anëtarët e Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së tashmë kanë filluar të mblidhen në selinë e partisë, ndërkaq Oliver Spasovski nuk komentoi para mbledhjes dorëheqjen e parlajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev.

“A do të bisedoni për dorëheqjen e Zaevit? Do të bisedojmë për të gjitha aspektet në lidhje me situatën aktuale politike, pastaj do merrni informacione. A mendoni se Zaev duhet të jep dorëheqje? Atë që do ta vlerësojë do e them në Këshillin Ekzekutiv”, tha mes tjerash Spasovski.