Mbi 866 objekte pa leje janë evidentuar vetëm vitin e kaluar

Ndërtimet e egra mbeten sëmundje pa shërim për vend. Këtë e dëshmojnë më së miri të dhënat edhe të Entit për statistika, sipas të cilave vetëm vitin e kaluar ka pasur mbi 866 ndërtime PA LEJE të objekteve të ndryshme në të gjithë vendin. Ndërsa numri më i madh është regjistruar në qytetin e Shkupit me 153, pason Kavadarci me 85, Strumica 73 dhe 64 Shtipi, Ohrit 59, 46 Struga. Ndërtime pa leje ka thujse edhe në të gjitha komunat e vendit ndërsa 98.4% e tyre janë bërë në prona private, 10 në prona shtetërore. Për shkak të rritjes së numrit të ndërtimeve pa leje edhe në kryeqytet, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaroi se nuk kanë kompetenca në inspektoratet e ndërtimit të komunave brenda kryeqytetit. Andaj do të kërkojë nga Qeveria e re një pjesë të kompetencave.

Konceptin që tim që do ia propozoj Qeverisë së re, është që të bëjmë dualizëm në sistem, ndërsa ky është që Komunat ta mbajnë sjelljen e planit detal urbanistik, dhënien e vendimeve për ndërtim, por inspektimi i plotë ti jepet Qytetit të Shkupit. Kështu mendoj se do të kemi një balanc – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nga ministria e Transportit dhe lidhjeve nënvizojnë se do të vazhdojnë të veprojnë në pajtueshmëri me normat pozitive ligjore.

Në drejtim të ndalimit të kësaj situate e cila vazhdon me dekada të tëra, në periudhën e ardhshme Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ti forcojë organet inspektuese dhe kapacitetet e tyre – thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Që qytetarët të mund të legalizojnë objektet pa leje dhe të zgjidhjet për gjithmonë ky problem, dy herë u ndryshua ligji për legalizim. Fillimisht 12 muaj në vitin 2017, dhe plus gjashtë muaj në vitin 2018. Ky ligj zgjati deri në 30 qershor të vitit 2018.