Mbi 4,7 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën prej 4.7 milionë.

Në total 4 703 844 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

SHBA-ja është renditur e para përsa i përket numrit të rasteve me 1 160 840 raste, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 276 505 raste, Rusia 272 043 me raste, Britania e Madhe me 236 711 raste, İtalia me 240 161 raste, Brazili me 227 919 raste, Franca me 179 506 raste, Gjermania me 175 921 raste dhe Turqia me 148 067 raste.

Ndërkohë sipas “Worldometer” vendet me më shumë se 50 mijë raste janë Irani me 118 392 raste, India me 90 648 raste, Peruja me 88 541 raste, Kina me 82 941 raste, Kanadaja me 75 770 raste, Belgjika me 54 989 raste dhe Arabia Saudite me 52 016 raste.

COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 311 810 personave deri më tani ndërsa 1 802 385 janë shëruar.

Aktualisht ka rreth 2 589 694 raste aktive që presin të shërohen.