Mbi 4 milionë persona të shëruar nga koronavirusi në botë

SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)

Koronavirusi po vazhdon ende të prek mijëra njerëz në gjithë botën teksa edhe numri i pacientëve të shëruar po rritet.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tash në botë janë shëruar 4,049,710 pacientë, kanë vdekur 432,638 si dhe janë infektuar 7,884,772, njofton Klan Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 2,142,224 teksa kanë vdekur 117,527 persona si dhe janë shëruar 854,106 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 850,796 të infektuar, 42,791 të vdekur dhe janë shëruar 437,512 persona.

Në vendin e tretë është Rusia me 528,964 të prekur, kanë vdekur 6,948 njerëz si dhe janë shëruar 280,050.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.