Mbi 330 mijë persona të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Ka tejkaluar shifrën prej 330 mijë numri i personave në të gjithë botën të cilët janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, 330.203 persona në botë kanë arritur ta mposhtin këtë sëmundje.

Kina me 77.279 njerëz është radhitur si vendi i parë me numin më të madh të personave të sëmurë që janë shëruar. Ajo ndiqet nga Spanja me 48.021, Gjermania me 46.300, Irani me 29.812, Italia 26.491, SHBA-ja 22.828 dhe Franca me 21.254 persona të shëruar.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi u shndërrua në pandemi duke u përhapur në mbarë botën. Numri i të vdekurve nga ky virus ka arritur në 88.450 ndërsa numri i të infektuarve në mbi 1.5 milionë. Ndërkohë presin të shërohen edhe 1.099.078 raste të tjera të infektuara që ndodhen ende në trajtim.