Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën ka kaluar 3.5 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me afro një çerek milioni vdekje.
Amerika e Veriut dhe vendet evropiane sollën shumicën e rasteve të reja të raportuara ditëve të fundit, por numrat po rriteshin edhe nga bazat më të vogla në Amerikën Latine, Afrikë dhe Rusi.
Aktualisht janë 3,567,005 raste të konfirmuara të virusit, dhe 248,313 njerëz kanë humbur jetën e tyre nga pandemia deri më tani. 1,157,014 persona janë shëruar nga COVID-19.