Mbahen homazhe për Leze Qenën

Para Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë filluar të mbahen homazhe për nder të aktores së mirënjohur, Leze Qena.

Aty janë parë qytetarë dhe kolegë të saj të cilët ishin me maska dhe ndetën qirinj dhe vendosën lule, para fotografisë së saj të vendosur jashtë në shkallët e Teatrit Kombëtar.

Qena do të varroset nesër në ora 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.