Maskat kirurgjike po shiten online deri në 5 mijë euro – policia nis hetimet

Një pako kompletuese për preventim – maskë, doreza, ballik, dezinfektues dhe mbulues për guacë tualeti – në platformat e shitjeve ‘online’ po kushtojnë deri në pesë mijë euro.

Maskat, të cilat në tregun me pakicë gjenden për 1,50 euro, ‘online’ po shiten 1,500 euro për cope, sipas ‘WantedInMilan’, transmeton lajmi.net.

Shitësit e këtyre produkteve po i përshkruajnë këto produkteve si “mbrojtëse efektive” ndaj koronavirusit.

Personat që janë nën hetim nga policia ushtrojnë detyrat e sipërmarrësve, qytetarëve private. Një nga ta, sipas mediumit Italian, është punonjës shëndetësor.

Ata mund të dënohen me burgim deri në dy vjet.