Masën për mbështetje të punëdhënësve nga sektori privat për 14.500 denarë për një të punësuar mund ta shfrytëzojnë
drejtuesit dhe pronarët e bizneseve të punësuar në të njëjtat. Këtë e parashohin ndryshimet e dekretit për mbështetje të punëdhënësve nga sektori privat të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore, për shkak të pagesës së pagave për prillin dhe majin, të cilat i miratoi Qeveria dje në seancë.
Me Dekretin bëhet ndryshim edhe në pjesën e periudhës së obligimit për ruajtjen e numrit të të punësuarve të cilët punëdhënësi duhet t’i mbajë dy muaj pas shfrytëzimit të masës, gjegjësisht deri në korrik 2020. Paraprakisht obligimi
ishte që të ruhet numri i të punësuarve deri në shtator të vitit 2020.
“Fleksibilitetit, reagimi i shpejtë dhe të dëgjuarit janë kyçe në menaxhimin e gjendjes së tillë të krizës. Në seancë qeveritare sollëm ndryshim të Dekretit.
Veprojmë në drejtim të mbështetjes së biznesit dhe ruajtjen e secilit vend të punës”, shkroi ministrja e Financave në profilin e saj në Fejsbuk duke paralajmëruar ndryshimet.
Siç sqaron ndryshimet janë në drejtim të mbrojtjes së firmave mikro dhe makro.
Në këtë masë, siç sqarojnë nga pres-shërbimi qeveritar pas miratimit të Dekretit, kompanitë nuk mund të aplikojnë vetëm për të punësuarit e tyre përtë cilët janë liruar nga pagesa e kontributeve dhe tatimit personal përmes projekteve “Maqedonia punëson” ose nëse vendosin ta shfrytëzojnë masën për subvencionimin e 50 për qind të kontributeve në gjendje të jashtëzakonshme, që është pjesë e vargut të parë të masave për menaxhim me krizën.
Kjo masë është pjesë e pakos së dytë të masave të Qeverisë për menaxhim me krizën, ndërsa parasheh mbështetje financiare të punëdhënësit – kërkues për muajt prill dhe maj 2020 në vlerë prej më së shumti 14.500 denarë në muaj për një të punësuar, në përqindje me orët e realizuara efektive të kaluara në punë.
Që të mundet punëdhënësi ta shfrytëzojë këtë masë duhet të ketë ulje të të ardhurave më së paku 30 për qind, të mos paguajnë dividendë të pronarëve, si dhe bonuse, shpërblime vjetore, shpërblime për sukses afarist dhe të ngjashme
të punësuarve ose anëtarëve të organeve të udhëheqjes dhe mbikëqyrje të punëdhënësit, dhe mesatarja e pjesës së neto pagave më të larta në 10 për qind të numrit të të punësuarve të mos tejkalojë vlerën prej 120.000 denarë në
muaj për një punësuar.
Sipas Qeverisë me masën mbështetet likuiditeti i punëdhënësve nga sektori privat, gjegjësisht ulen shpenzimet e tyre për paga në funksion të mbrojtjes së vendeve të punës në kushte të krizës.
Mbështetja financiare nuk ka të bëjë për ata të punësuar të cilët për muajt dhjetor 2019, janar dhe shkurt 2020 kanë marrë pagë më të lartë se 39.900 denarë.
Mbështetjen e marrë financiare nuk do ta kthejnë punëdhënësit që kanë realizuar humbje për vitin 2020. Për të tjerët kthimi është limituar deri në vlerën prej 50 për qind të fitimit pa u llogaritur tatimi.
Punëdhënësit mund të dorëzojnë kërkesë për shfrytëzim të kësaj mase përmes sistemit e-tatime./MIA/
Lajme Masën 14.500 denarë pagë do ta shfrytëzojnë edhe drejtuesit dhe pronarët, ndërsa...