Masë paraburgimi prej 30 ditëve për 34-vjeçarin nga Kumanova

Prokuroria themelore publike Kumanovë ngriti procedurë kundër kumanovarit 34-vjeçar për vepër të kryer penale – Prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

“I dyshuari më 27.08.2020, në Kumanovë, në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes ka bartur lëndë narkotike – marihuanë. Ai, duke lëvizur me automjetin e tij “Folksvagen Sharan” e bartte drogën e fshehur në pjesën e përparme të automjetit, afër akumulatorit. Droga – marihuanë, e paketuar në një paketim me peshë prej 205,37 gramë, gjatë kontrollit të kryer nga ana e personave zyrtarë, në rrugën lokale Kumanovë – f.Haraçinë, në fshatin Umin Doll, është gjetur dhe marrë”, kumtoi Prokuroria publike.

Prokurori kompetent publik për shkak të rrezikut nga ikja e të dyshuarit, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore në Kumanovë i parashtroi propozim për caktim ë masës së paraburgimit. Gjykata pas procedurës së zbatuar solli Vendim me të cilin personit të dyshuar i caktohet masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.