
Autoritetet në Hong-Kong sot do t’i publikojnë masat e reja për parandalim të përhapjes së koronavirusit të ri, të cilat do të hyjnë në fuqi prej të mërkurën, ndërsa përfshijnë ndalesë të tërësishme për punë në restorante dhe mbajtje të obligueshme të maskave në vende publike.
Hong-Kongu është qyteti i parë i cili vendos ndalesë për t’u ulur në restorante.
Nga fundi i janarit në Hong-Kong janë infektuar me koronavirus më shumë se 2.600 persona, ndërsa 19 kanë vdekur.