Mas: Gjermania po bën çmos që konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut të mbahet deri në fund të vitit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Haiko Mas tha se Gjermania po bën çmos që konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut të mbahet deri në fund të vitit. Mas nuk dha detaje nëse do të pranohen kërkesat e Sofjes dhe ajo të ndikojë në kornizën negociuese që po përgatitet për Maqedoninë e Veriut. “Ndonëse do të diskutohen edhe në kuadër të BE-së, problemet dypalëshe duhet t’i zgjidhin vetë Shkupi e Sofja” theksoi Mas, gjatë konferencës online për media me Ministrin e Jashtëm, Osmani.