Maqedonia e treta në botë për nga vdekshmëria!

525 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit nga gjithsej 3858 teste të bëra. SI të shëruar janë regjistruar 449 pacientë, ndërsa 12 persona e kanë humbur betejën me virusin në këto 24 orë. Aktualisht numri i rasteve aktive në mbarë vendin është 12,207 të infektuar.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë nga virusin korona janë prekur gjithsej 189.159 persona, prej të cilëve, 170.395 janë shëruar, ndërsa 6.557 kanë vdekur. Maqedonia e Veriut radhitet e treta në botë për numrin e lartë të vdekjeve nga Covid-19 për milion banorë. Sipas statistikave botërore, vendin e dytë e mban Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa vendin e parë, Peru me 199.156 viktima për milion banorë./TV21