Mançevski: Qeveria mbetet në përpjekjet për hapje të partneritetit, inkluzivitetit dhe transparencës

Këshilli për koordinim dhe ndjekje të procesit të Partneritetit të hapur qeveritar (PHQ) dhe Planit aksionar kombëtar për PHQ 2018-2020, sot mbajti seancë konstituive, në të cilën mbajti fjalim ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili u kthye në përpjekjet e Qeverisë për partneritet të hapur, inkuzivitet dhe transparencë.

Mançevski, siç kumtoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, potencoi se kohëve të fundit ishte arritur sukses për zgjerimin e kësaj nisme dhe në korrniza të Kuvendit. Ky sukses, siç citohet është pritur të plotësohet gjatë periudhës së ardhshme me përfshirjen e gjyqësisë në këtë nismë të rëndësishme për Gjyqësi të hapur me Planin e ri aksionar për dy vitet e ardhshme.

“Duke folur për temën e gjyqësisë, nuk mundemi, të mos flasim edhe për sfidat. Pushteti gjyqësor me sjelljen e tij deri tani nuk ka dhënë sinjale pozitive se ka vullnet dukshëm ta rrisë transparencën në punën e tij. Ngjashëm, me konkluzione të ndershme mund të konstatohet edhe për pushtetin lokal. Diku punohet edhe për mospasje të informatave të mjaftueshme dhe vetëdijes, por diku punohet edhe për mospasje të vullnetit. Si përfaqësues i pushtetit qendror, duhet të tregoj se mendimi është është që këto sfida qytetarët i përshkruajnë si problem, mospasje të vullnetit nga ana e Qeverisë, ndërsa ajo nuk është ashtu. Duke marrë parasysh ndarjen e pushtetit qendror nga ai lokal dhe gjyqësor, kjo është me të vërtetë sfidë dhe duhet në mënyrë aktive të punohet me këto sektore”, tha ministri Mançevski.

Ai u kthye edhe në ndryshimet të cilat janë të pavërejtura si përgjigje e luftës me Kovid-19.

“Sfidë e re dhe e papritur është lufta për shëndetin, veçanërisht lufta me Kovid-19. Sado që të shfrytëzojmë zgjidhje teknologjike dhe përpiqemi proceset të mos ndalen, duhet të përgatitemi edhe për mënyrën e re të funksionit. Sërish duartrokas në teknologjitë e reja të cilat na japin mundësi të pakufizuara. Por. sërish do të theksoj se do të duhet të dalim nga normaliteti i tanishëm, duhet të jemi të hapur për ndryshime, duhet të pranojmë se punët ndoshta asnjëherë nuk do të jenë si më parë. Përparësi e jona është edhe ajo që jemi vend i vogël, ashtu që mendoj se mundemi edhe më lehtë të ristrukturohemi”, përfundoi ministri Mançevski.

Këshilli për koordinim dhe ndjekje do të ketë rol të rëndësishëm. Do të ketë për qëllim në mënyrë strukturore ta maksimizojë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe shoqërisë qytetare, përmes përfshirjes së partnerëve relevant në diskutim dhe mundëson të dëgjohen zërat e të gjithëve.

Seancën e ka moderuar drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ndërsa mbajti fjalim edhe Snadra Prenar nga zyra e PHQ.