Mançester Siti nuk është i gatshëm të paguajë 75 milionë euro për Kulibalin

Mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, mund t’i ndryshojë ngjyrat e klubit këtë verë, por transferimi i paralajmëruar në Angli është i pasigurt.

Sipas gazetarit Xhanluka Di Marcio, Mançester Siti nuk është i gatshëm t’i përmbushë nevojat e napolitanëve. Kryetari i klubit italian dëshiron të fitojë 75 milionë euro për lojtarin.

Kulibati ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon. /MIA