Malli i përhershëm për vendlindjen

“Malli përfshin ditë të vështira ato në vitet e para”-thotë Ylberi, kur më duheshte të punoja nga dy dhe ndonjëherë nga tre punë për të mbajtur familjen dhe për të ndarë ndonjë dollar më-njanë aq sa për të krijuar një kapital modest që një ditë të këthehemi në vendlindje.Por, kjo mbeti vetëm një ëndërr, se rethanat dhe kushtet që u krijuan më vonë, jo vetëm mua, por gjithë shqiptarëve që krijojnë familje dhe rrisin fëmijë në Amerikë u ndryshojnë mëndjen, por jo edhe ndjenjën e mallit të përhershëm për vendlindjen, për njerëzit e gjakut, për gjuhën, për traditën…
****************************************************************************
Amerika, toka e premtuar, toka e shumë ëndërrave të parealizuara rinore, shteti me sistem më të rregulluar në botë, konglomerati i duzina e duzina kombeve e kombësive që jetojnë anë e kënd botës, shteti me aftësi të veçanta për të socializuar dhe emancipuar edhe më injorantët, shteti që të jep mundësinë që përmes punës së ndershme, asaj legale,të ecësh përpara, të përparosh, të kamesh…por njëkohësisht edhe shtet që disiplinon të gjithë ata që shtrembërojnë rrugën, merren me trafik të ndaluar, dhe që marrin një rrugë që çon drejt humnerës.
Pra, në një shtet kaq të madh ku çdonjeri lëviz i lirë, ku krijon përshtypjen se askush as që të pyet dhe mban llogari për ty, çdonjërit, si atij që ka ardhur sot ose atij që është rrënjosur këtu qysh para 30 ose më shumë viteve, njëlloj i jepet mundësia të përparojë, të avancojë në biznesin e vet,sigurisht po pati kapitalin e duhur sa për t ia filluar ndonjë biznesi.Dhe për të ardhur tek një kapital i këtillë padyshim që duhet derdhur djersë e mund, duhet kursyer me nikoqirllëk, dhe duhet gjetur mënyra se si kapitali i fituar,mençurisht të investohet për tu hapur ndonjë biznes për të cilin personi në fjalë ka dëshirë dhe prirje.
Natyrisht,çdo fillim është i vështirë përplot bariera dhe sfida,por jo edhe të pakapërcyeshme,sepse kur nuk mungon vullneti dhe ambicja,bëhet shtytja e brëndshme kryesore që ngacmon njeriun guximshëm t ia nis (edhepse fillimisht me droje) dhe gradualisht të arrijë rezultate të lakmueshme.Pikërisht kjo që theksova më lartë është arsyeja që po shkruaj këte artikull,një histori e vogël për një njeri me vullnet të çeliktë,këmbëngulës, për njeriun që ka nisë prej zeros,por që në një periudhë prej 30-e sa vitesh që ndodhet në Amerikë,arrin të krijojë një biznes modest dhe të lakmueshëm. Padyshim që, motivi për të shkruajtur për këte njeri nuk është që të rrëfej për aftësinë se si e krijoi dhe rriti biznesin ky njeri, por sa edhe si ky person kapitalin e fituar dijti mençurisht ta investon, ti shtojë të ardhurat, por njëkohësisht edhe të derdhë mjete të konsiderueshme për shumë iniciativa dhe kërkesa me karakter kombëtar. Dhe, mbase kjo e fundit më jep të drejtën e arsyeshme të portretizoj këte njeri me vullnet të çeliktë,ambicioz,por mbi të gjitha shqiptar i devotshëm dhe patriot i palodhur për çështjen kombëtare.Fjala është për z.Ylber Pilkun nga Dibra e Madhe,njeri me modesti të veçantë,spontan dhe tejet komunikativ.I ardhur në Amerikë para më shumë se 30 viteve,jetën në” tokën e premtuar” e nis vetë,pa ndihmën e askujt,me ngulm e vetëmohim duke çarë me vendosmëri shtigjet e jetës.
“Ishin ditë të vështira ato në vitet e para”-thotë Ylberi,kur më duheshte të punoja nga dy edhe ndonjëherë nga tre punë për të mbajtur familjen dhe për të ndarë ndonjë dollar më-njanë aq sa për të krijuar një kapital që një ditë të këthehemi në vendlindje.Por kjo mbeti vetëm një ëndërr,se rethanat dhe kushtet që u krijuan më vonë,jo vetëm mua por gjithë shqiptarëve që krijojnë familje dhe rrisin fëmijë në Amerikë u ndryshojnë mëndjen,por jo edhe ndjenjën e mallit të përhershëm për vendlindjen,për njerzit e gjakut,për gjuhën,për traditën.Dhe Ylberi përmes stuhive të shumta të jetës,falë këmbënguljes dhe ambicjes për të depërtuar i pavarur; arrin të realizojë ëndërrën e tij- të ketë kompaninë e vet , “Billy Contractor”,kompani me potencial serioz ndërtimi,me disa depo –magazina të mbushura përplot me mjete ndërtimore që rrallë do ti gjeni në ndonjë ndërmarrje më të madhe dhe shumë më të moçme.Deri tek ideja për të nisur një biznes të këtillë (deklaron Ylberi) erdhi spontanisht.Saktësisht kur në vitin 1994 punoja si “super” në një billding në Brooklyn,u njoftova me një regjisor dhe aktor të njohur amerikan,njëfarë Francisko Rivera i cili më pyeti nëse mund ti kryeja një punë në shtëpinë e tij.Punën që unë i bëra artistit në fjalë,jo vetëm që i pëlqeu atij,por njëkohësisht më rekomandoi nëse kisha forca të krijoja një kompani timen.Ideja ngacmuese e artsistit në fjalë, qe vendimtare dhe unë ia fillova.Fillimisht çdo punë që merrja e bëja vetë sëbashku me bashkëshorten time Vjollcën që sot e kam një partnere dhe nëpunëse të denjë në biznesin e përbashkët.Gradualisht, nga dita në ditë, puna sa vinte e shtohej.Kapitalin e fituar e investoja në mjete që ishin më se të nevojshme për të bërë punë të mëdha.Ndjej obligim të veçantë që në këto ditë të sprovave të para për të depërtuar në biznes,tu shpreh falenderim familjes patriotike Sela,konkretisht zotërinjve Refik,Baudin dhe Mentor Sela të cilët jo vetëm që më inkurajonin që të vazhdoj punën e sapofilluar,por edhe më mësonin se si të kontaktoja,të vlerësoja punën,të vendosja çmimet dhe të fitoja tenderët.Disa zanate i pata mësuar nga zotëri Ejup Lleshi i cili vazhdimisht më këshillonte që tërë potencialin tim rinor ta shkrija për hapjen e një kompanie personale që sot e kam,ku janë të punësuar disa punëtorë (kryesisht shqiptarë) të cilët i paguaj mirë dhe janë tejet të kënaqur.Punët administrative dhe llogaritare ia mban bashkëshortja e tij Vjollca, e cila edhepse pa ndonjë kontakt me njerëz që e flasin anglishten,pa ndjekur ndonjë kurs,vetëiniciativisht mëson anglishten dhe njëkohësisht përdorimin e kompjuterëve që Ylberi i ka në “Ofisin” e vet.Kur jemi tek lokali,vlen të theksohet me një theks të veçantë ambijenti familjar i familjes së Ylberit,ngrohtësia me të cilën anëtarët e kësaj familje presin mysafirin ose dashamirin,enterieri i brëndshëm i rregulluar me një gusto të veçantë nga zonja Vjollca Pilku dhe mbi të gjitha vendosja e qëlluar në këte ambient e simboleve të ndryshme kombëtare si shqiponja,flamuri,busta e Adem Jasharit,piktura portretesh të figurave të ndritshme kombëtare,dhe mbi të gjitha busta grandioze e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,vepër e skulptorit M.Korça.Duke qenë i rrethuar nga gjithë këto simbole kombëtare,sikur krijon përshtypjen se ndodhesh në ndonjë muze kombëtar dhe mahnitesh për gjithçka që sheh përreth duke e ndjerë veten krenar që je pjesëter i një kombi me një histrori të lashtë e të lavdishme. Jo për ndonjë gjë, thotë Ylberi, por tu lëmë brezave tjera dhe atyre që do vijnë, të njohin identitetin, të mësojnë të flasin gjuhën e nënës dhe amanetin e të parëve ta përcjellin si obligim ndër brezat e ardhshëm që do rriten këtu. Po s pate ndjenjën kombëtare si përgjegjësi morale përpara brezave që vijnë, je i zhdukur për jetë e mot-thotë Ylberi.
Sigurisht, njeriu që ka,duhet pa kursim të investojë dhe të dalë në ndihmë sa herë që në pyetje është diçka e rëndësishme kombëtare. Njeriu s bën të jetë tamaqar-thotë Ylberi.Nëse ndihmon, Zoti do t ia paguajë në anë tjetër. Ylberi kurrë s është kursyer kur kanë qenë në pyetje ndihmat humanitare ose thirjet e shumta kombëtare. Ylberi pa rezerva ju ka ndihmuar vëllezërve dhe njerëzve të gjakut, të varfërve dhe shumë të tjerëve në çastet më të vështira. Ai me dashamirsi ka përkrahur dhe ndihmuar krijues të rinj letrarë për botimin e veprave të tyre si edhe ka përkrahur shumë aktivitetete të ndryshme kulturore jo vetëm në Dibër por kudo,në mbarë shqiptarinë. Por,kjo s është gjë –thotë Ylberi me ndjenjën që ka njeriu, kur pa rezervë ndihmon dhe kontribuon për çështjen kombëtare.
Kontributi i tij për çështjen kombëtare ka qenë permanent dhe në kohën e duhur. Zotëri Dino Hasanaj (një patriot që ka sakrifikuar gjithçka për çështjen kombëtare) tekstualisht do të shprehet kështu për Ylberin : “Ai është shumë fisnik dhe shqiptar me zemër të madhe”. Ai jo vetëm që ka derdhur mbi 60.000 dollarë mjete për kauzën e shenjtë, por edhe në vitin 2001-2002 personalisht ka financuar radion “Zëri i lirisë kombëtare” me redaktor dhe gazetar publicistin dhe patriotin e njohur zotëri Gjon Leka. Ai poashtu,pa mëdyshjen edhe më të vogël ka nënshkruar çekun prej 8.500 dollarësh si donacion për shkollimin e disa pjesëtarëve të TMK-së në shkollat ushtarake amerikane.” Të gjitha këto që i kam bërë nuk i kam bërë për emër”, thotë Ylberi,as edhe për ndonjë rejting individual,por si obligim personal me ndjenjën e përgjegjësisë që sa më tepër ti jem në ndihmë popullit tim, të paktën në këte mënyrë. Zoti mjafton ta dijë.
Në bisedë e sipër,pa dashur u përqëndrova në një fotografi të moçme me disa fëmijë me veshje kombëtare. Janë fëmijët e mij Blerona, Atdheu dhe Valoni me veshje kombëtare, veshje për të cilën aso kohe shkova deri në Tiranë e jua bleva enkas për dasmën e nipit tim që aso kohe e martova, thotë Ylberi, dhe dasmën që kishte bërë Ylberi, për gjatë kohë do të mbahet mend në Amerikë, thotë një bashkëqytetar i im. I tillë është Ylberi, i zakonshëm, modest, hokatar, i shoqërueshëm. Gjithmonë e ndjen veten ngushtë kur dikush e lavdëron. “Unë jam dhe mbetem po ai që kam qenë përpara se të vij në Amerikë. Nuk ndryshova brënda natës. Mallin dhe dashurinë për vendlindjen, për trojet shqiptare, për njerëzit e gjakut e kam këtu brënda në krahëror, më vlon dhe inkurajon të jem edhe më tepër vigjilent në punën time, që nga unë të kenë levërdi jo vetëm anëtarët e ngushtë të familjes time por edhe shumë e shumë më gjërë”.
Të rrallë janë njerëzit e këtillë, ndaj Zoti i bekoftë.
Burhan Skikuli – Dibër