Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE

Ditën e sotme Mali i Zi hapi kapitullin e fundit, nr. 8, në negociatat për anëtarësimin në BE.

Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.

Përmes një postimi në Twitter, komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, shkruan se hapja e këtij kapitulli është sinjal i qartë i angazhimit europian ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.