Makron paralajmëroi rikonstruksion të Qeverisë

Presidenti francez Emanuel Makron ka njoftuar se faza e ardhshme e mandatit të tij presidencial do të shoqërohet nga një ekip i ri qeveritar, por nuk u prononcua për të ardhmen e kryeministrit.
Makron paralajmëroi se në dy vitet e fundit të mandatit të tij ai dëshiron ta reformojë sistemin pensional.
“Faza e re kërkon qëllime të reja të pavarësisë, rikonstruksion, pajtim dhe metoda të reja. Pas kësaj do të qëndrojë një ekip i ri”, tha Makron.
Riorganizimi i qeverisë është përfolur pas zgjedhjeve lokale, që u mbajtën të dielën, në të cilat të Gjelbërit morën nën kontroll qytetet e mëdha franceze dhe Partia e Makronit, Republika në lëvizje shënoi humbje./MIA