Macron nga Bejruti: Libani do të vuaj nëse nuk reformohet

Presidenti francez Emmanuel Macron sot mbërriti në Bejrut, ku deklaroi se Libani po përballet me krizë politike dhe ekonomike dhe paralajmëroi se vendi do të vazhdojë të vuajë nëse në zbaton reforma.

Macron mbërriti për vizitë zyrtare në Bejrut që t’i shprehë mbështetje Libanit pas shpërthimit që ndodhi të martën, ku humbën jetën të paktën 135 persona, ndërsa janë lënduar rreth 5.000.

Macron menjëherë pas shpërthimit bisedoi me presidentin libanez.

Ai urdhëroi dërgimin e forcave franceze për ndihmë të Libanit, me të cilin Franca ka lidhje të thella historike.