Macron: Është ende herët ta shpallim fitoren ndaj COVID-19

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron thotë se është shumë herët të “shpallim fitoren” kundër koronavirusit, por Franca po “po shkon në drejtimin e duhur”.\

Udhëheqësi francez dha një shënim optimist gjatë një videokonferencë me prefektët dhe autoritetet rajonale të mërkurën, dy ditë pasi përfundoi bllokimi i rreptë i vendit.

Macron u tha atyre se gjërat “në përgjithësi po shkojnë mirë”.

“Në varësi të evolucionit të epidemisë, ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me një fazë të re të heqjes së bllokimit,” tha Macron, duke shtuar se ai dhe qeveria po vlerësonin vazhdimisht situatën dhe “korrigjonin” masat “nëse shfaqen vështirësi”, transmeton lajmi.net.

Kjo përfshinte perspektivën e zymtë për të vendosur përsëri një bllokim nëse ka një përkeqësim të papritur të krizës së koronavirusit.

Franca është ndarë në dy ngjyra, “e kuqe”, ku virusi ende qarkullon dhe disa kufizime mbeten në vend, në lindje dhe rajonin e Parisit, dhe “jeshile” atje ku nuk është dhe janë hequr më shumë kufizime.