“Ma ke ngjall çdo emocion”, reagimi i Tunës pasi aktorja Nisa ia shpërndau këngën “A don hala”

Aktorja e njohur Nisa Sofiya Aksongur u kthye ndër emrat më të komentuar të momentit.

Me rolin e “Ovës” ka marrë zemrat e të gjithëve, edhe shqiptarëve.

Ajo jo vetëm se mahniti të gjithë në filmin e shumëpërfolur, por Nisa rrëmbeu vëmendjen edhe të regjisorëve turkë të cilët e kanë vlerësuar si njërën prej aktoreve më të talentuar të moshës së saj.

Duke qenë se është aktive në rrjete sociale, së fundmi e ka publikuar këngën e këngëtares shqiptare Tuna.

Dhe nuk ka pasur se si të mungoj edhe reagimi i Tunës.

“Hey Ova, ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha kënduar gjithë albumin”, ka shkruar Tuna pranë postimit në Instagram.