Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz do ta vazhdojë kontratën me klubin, publikuan mediat britanike.
Sipas “talkSPORT” braziliani 33-vjeçar do të nënshkruajë kontratë të re për periudhë njëvjeçare.
Paraprakisht në media pati informacione se lojtari këtë verë mund t’i braktisë “topçinjtë” si agjent i lirë.
Në sezonin 2019/20, Luiz i zhvilloi 33 ndeshje për Arsenalin i ka dy gola dhe një asistim./MIA
Sport Luiz e ripërtërin kontratën me Arsenalin