Lucky Strike premton prodhimin e vaksinës kundër COVID-19, thotë se do përdor bimët e duhanit

Grupi me seli në Mbretërinë e Bashkuar tha se biznesi i tij bioteknik me bazë në SHBA ka punuar në një vaksinë të mundshme për Covid-19, e cila beson se mund të ofrojë deri në tre milionë doza në javë nga qershori, raporton Daily Mail.

BAT tha që vaksina tani është në teste para-klinike dhe ka potencial të ofrohet një mënyrë më të sigurt dhe të shpejtë sesa metodat tradicionale.

Ajo po zhvillohet nga firma e saj amerikane Kentucky BioProcessing (KBP) duke përdorur teknologjinë e bimëve të duhanit.

BAT tha nëse rezulton e suksesshme, ajo mund të prodhojë midis një milion dhe tre milion doza në javë, megjithëse do të duhet të bëjë testeve rigoroze përpara se të miratohet për përdorim te njerëzit.