Një ndër prezantueset më të njohura shqiptare, Luana Vjollca është mjaft aktive në rrjete sociale me projekte dhe publikime të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit, Luana Vjollca ka paralajmëruar disa surpriza për fansat e saj.
Ajo shihet e veshur me një xhaketë dhe taka duke ecur rrugëve të Tiranës, ku thot se edhe pse ka xhiruar për dy ditë rresht ajo vazhdon të punojë pa ndalur për fansat e saj.
Luana së fundmi ka zbuluar se së shpejti do të vije me këngën e re, e cila po pritet me padurim nga fansat e artistes.




