LSM: Për shpenzime minimale një familjes në prill i janë nevojitur 33.243 denarë

Shpenzimet minimale mujore për një familje në prill kanë qenë 33.243 denarë, tregojnë të dhënat e shportës konsumatore sindikale që i publikon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Më shumë para apo 14.093 denarë u janë nevojitur që t’i shlyejnë nevojat themelore për ushqim dhe pije, ndërsa 10.436 denarë për pagesë të llogarive mujore për shërbime komunale dhe për mirëmbajtjen e shtëpisë. Shpenzimet minimale për transport në prill kanë qenë 2.447 denarë, për higjienë 2.343 denarë, ndërsa për veshje dhe këpucë minimum 2.144 denarë. Më pak para për shportën e përgjithshme konsumatore shpenzohen për kujdes shëndetësor dhe për aktivitete kulturore./MIA