LSDM përmes një njoftimi thekson se VMRO-DPMNE po ballafaqohet me disfatë në zgjedhjet e parakohshme dhe për këtë shkak kulminuan me kumtesa nervoze dhe frikë se e vërteta e krimit të tyre të ri do të del në pah.
“Heshtja e opozitës për borxhin ilegal prej 400.000 eurove për fushatën e Siljanovskës është indikator se VMRO – DPMNE-ja mbulon skandal të madh, aferë të madhe” qëndron në kumtesën e LSDM-së.
Ata pyesin se çfarë kanë financuar firmat e Orce Kamçev, i cili është i dyshuar në disa raste të PSP-së.
“Këto përgjigje duhet t’i japë hetimi. Faktet janë të qarta, VMRO-DPMNE ka borxh 400.000 euro për fushatën e Gordana Silijanovskës”, qëndron në kumtesë. /SHENJA/