LSDM: VMRO-DPMNE e ka injoruar problemin me ndotjen e ajrit, sot ndërmerren masa sistemore

Stoillkovskit nuk i ka penguar ndotja e ajrit kur i mbronte politikat e Gruevskit, sot ndërmerren masa sistemore, ndërsa numri i ditëve me ndotje të lartë po bie.

11 vite VMRO-DPMNE e ka injoruar problemin me ndotjen e ajrit, ndërsa përmes politikave humbëse edhe drejtpërdrejtë e ka nxitur ndotjen.

Ndërtime pa plan, shkatërrimi masiv i gjelbërimeve për shkak të biznes- interesave personale kanë ndikuar që në ndotja enorme të rritet, ndërsa pasojat po ndjehen edhe sot.

Atëherë edhe Naum Stoillkovskit nuk i pengonte ajri i ndotur pasi si gazetar deri në fund i mbronte politikat kriminale të Nikolla Gruevskit.

Për dallim nga qasja e këtillë e VMRO-DPMNE-së ndaj ndotjes, sot qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe gjitha institucionet me masa sistematike luftojnë kundër ndotjes.

Investohet në zëvendësim të mënyrave të vjetra joekologjike për ngrohjen e objekteve publike dhe shtëpive private, ngritën sipërfaqe të reja të gjelbra, subvencionohen shpenzimet për zëvendësim të automjeteve joekologjike me gaz, metan dhe energji elektrike, intensivisht punohet në gazifikimin.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka ndarë 5.4 milionë denarë për zëvendësim të sistemeve ekzistuese për nxehje të objekteve publike në Kumanovë.

Së shpejti arrijnë 33 eko- autobusë për transportin publik në Shkup me çka do të zëvendësohet një pjesë e vjetër joekologjike në transportin publik.

10 milionë euro janë siguruar për subvencionimin e inverterëve për 10 mijë familje, ndërsa me uljen e TVSH-së për ngrohje pritet të rritet numri i shfrytëzuesve të rinj në këtë mënyrë ekologjike për ngrohje.

Sfida ende ekzistojnë pasi punohet për problem kompleks, por numri i ditëve me ndotje të lartë gjatë vitit, që dy vitet e fundit ulet tregon një përparim në zgjidhjen e këtij problemi prej dekadash.

Qendra për komunikim me publikun nga LSDM