LSDM: Rritja e eksportit prej 10,8 për qind konfirmon se politikat ekonomike janë në rrugë të drejtë

Të dhënat zyrtare vazhdimisht tregojnë se politikat ekonomike të LSDM-së janë në rrugën e drejtë, të vërtetë dhe se japin rezultate reale.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, eksporti i mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-tetor 2019, shënon rritje për 10,8 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo do të thotë se besimi në ekonominë tonë është kthyer, ekono(MEDIAL)jonë është e zhvilluar dhe konkurente në tregjet e huaja.

Me anëtarësimin zyrtar në NATO që ëshë i sigurt edhe me afrimin në BE, plotësisht do të intensifikohet rritja e eksportit, por edhe pozitivisht do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimtarinë e rritur.

Si parti përgjegjëse LSDM vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave të cilat sigurojnë rritje dhe zhvillim, ekonomi më konkurente, paga më të larta dhe më shumë para.

LSDM

Qendra për komunikime me opinionin