LSDM: Republika e Maqedonisë së Veriut – anëtarja e 30-të e NATO-s

Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, konfirmim për këtë është edhe Samiti i NATO-s në Londër ku shteti ynë mori mbështetje të fortë nga të gjitha vendet-anëtare të NATO-s.

Realizohet njëra ndër qëllimet më të rëndësishme strategjike të vendit tonë dhe përpjekjet e brezave të kaluar dhe të ardhshëm, përmbushet synimi disadekadësh që atdheu ynë të bëhet anëtarja e NATO-s.

Të barabartë me forcat më të fuqishme, krah për krah me forcat botërore, të barabartë me ekonomitë më të fuqishme në botë.

Si pjesë e mburojës së sigurisë të aleatit më të fuqishëm ushtarak në botë, Maqedonia e Veriut bëhet faktor për stabilitet në rajon dhe shtet ku qytetarët kanë një të ardhme të sigurt.

Përfitimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarësimin në NATO janë të mëdha. NATO do të thotë stabilitet, siguri, por edhe hapjen dhe zgjerimin e mundësive për rritje ekonomike, inkurajim të investuesve për investime të reja, qasje deri te tregjet dhe hapjen e vendeve të punës të paguara më mirë.

Jemi në rrugë të drejtë, nga një vend i izoluar i grindur me fqinjët, u bëmë shembull i ndritshëm në rajon dhe partner i botës demokratike.

LSDM – Qendra për Komunikime me Opinionin