LSDM: Punohet për masa të reja të ekonomisë

LSDM punon dhe zhvillon një paketë të re të masave që duhet të krijojnë vlerë të shtuar në mënyrë që të rindërtohet ekonoMEDIAL, në drejtim të mbështetjes direkte për qytetarët dhe familjet përmes përforcimit të konsumin publik dhe privat, për tejkalim më të lehtë të pasojave ekonomike nga koronavirusi dhe kapjen në kohë të hapit drejt rigjallërimit të ekonomisë së vendit.

Kjo u theksua në komunikatën e LSDM-së, ku shtohet se tani që kriza shëndetësore po humb ngadalë intensitetin, ne jemi duke u përqendruar në zhvillimin e masave ekonomike për stimul shtesë për kompanitë për një zhvillim të ardhshëm, më dinamik të ekonomisë.

“Përmes masave në planin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, ne po ndërmarrim hapa për të stabilizuar ekonominë, e pastaj shpejt të kthehemi në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e ekonomisë vendore”, qëndron në kumtesë.

Qeveria e drejtuar nga LSDM, shtohet më tej në kumtesë ka marrë masa në kohë dhe serioze për të ndihmuar qytetarët, ekonominë dhe për të shpëtuar sa më shumë vende pune të jetë e mundur.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i kompanive që kanë marrë një lloj ndihme dhe kanë aplikuar për mbështetje është rreth 30.000.

“Për momentin, ekziston interes i madh për ndihmën për pagën prej 14,500 denarëve për punëtorë, për të cilën deri më tani kanë aplikuar mbi 23,359 kompani, ose rreth 30 për qind e subjekteve aktive. Për këtë masë janë paraqitur 6.000 persona të vetëpunësuar ose më shumë se 45 për qind e të regjistruarve. Nga linja e kredive Kovid 1 deri më tani janë aprovuar gjithsej 631 aplikime për po kaq kompani me 5,588 punonjës. Për linjën e dytë të kredive pa interes – Kovid 2, janë pranuar 2.400 aplikime. Thirrja u publiku më 29 prill dhe do të zgjasë deri më 13 maj të vitit 2020”, qëndron në kumtesë.

Nga LSDM njoftojnë se së shpejti përmes bankave komerciale do të pasohet edhe një linjë me kredi jashtëzakonisht të favorshme në vlerë prej 51 milionë eurove.

Rreth 1.300 ndërmarrje janë liruar nga pagesa e taksave mbi të ardhurat dhe tatimet mbi të ardhurat personale për muajin mars, prill dhe maj të vitit 2020 dhe rreth 1,800 aplikime janë duke u përpunuar.

Me këtë, ne e kuptojmë vlerësimin fillestar që me këto masa do të sigurohet ndihmë për rreth 30,000 ndërmarrje dhe shpëtim të 250,000 vendeve të punës.

Nuk janë përjashtuar as qytetarët që janë pjesë e ekonomisë joformale. Me relaksimin e kushteve, nga 3 prilli, qendrat për punë sociale morën 970 kërkesa të reja për ushtrimin e së drejtës për ndihmë minimale të garantuar dhe ato po zgjidhen në mënyrë të vazhdueshme.

LSDM komunikon se qeveria e drejtuar nga ata, ka treguar se është e gatshme t’i përgjigjet sfidës, qytetarët e dinë që kanë një partner tek ne dhe se ne jemi këtu së bashku për të kapërcyer krizën.