Deputetët e LSDM-së pritet që sot deri tek Kuvendi ta dorëzojnë iniciativën për vendosje të sërishme në funksion të dhomës ligjvënëse, që është vetë shpërndarë më 16 shkurt, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, të cilat, megjithatë u anuluan për shkak të pandemisë me Kovid-19. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi nuk u deklarua nëse do të thirr seancë që do të ishte vendosje e sërishme në funksion të Parlamentit të vetë shpërndarë dhe pret ta shohë përmbajtjen e iniciativës, edhe pse paraprakisht tha se Kuvendi nuk mund sërish të mblidhet.
Qëllimi i kësaj iniciative, siç sqaruan dje nga LSDM-ja, është që të konfirmohen dy vendimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski për gjendjen e jashtëzakonshme nga 30 ditë që të pengohet përhapja e koronavirusit në vend, por edhe të vendoset mundësi nëse ka nevojë deputetët sërish të mund të vendosin.
“Qëndrimi i grupit parlamentar të LSDM-së është se Kuvendi duhet të jetë në funksion dhe për këtë janë përmbushur të gjitha kushtet e shënuara në Kushtetutë. Për këtë shkak qëllimi ynë është që të bëjmë edhe një përpjekje që të thirret seancë në të cilën do të konfirmohen vendimet e Pendarovskit, por të jetë në funksion dhe nëse në të ardhmen ka nevojë përsëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Po bëjmë konsultime edhe me grupet tjera parlamentare me të cilët e ndajmë mendimin për punën e Kuvendit në kushte të tilla. Më së voni deri nesër kërkesa për thirrjen e seancës do të dorëzohet deri te kryetari i Parlamentit”, deklaroi Jovan Mitrovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
Seancë, siç theksojnë nga LSDM-ja, mund të thirret me 20 nënshkrime të grumbulluara të deputetëve në bazë të nenit 67 të Rregullores për Punë të Parlamentit në të cilën në nenin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr seancë edhe me kërkesë së kryetarit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 të Kushtetutës, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdohet vetëm në rast të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”.
Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski e përsëriti qëndrimin se është mirë që të funksionojë Parlamenti dhe deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend.
“Unë kam dhënë qëndrimin tim disa herë deri tani. Konsideroj ende që Kuvendi mund të mblidhet për shkak të kësaj dhe sipas Kodit Zgjedhor dhe sipas Ligjit për Kuvendin, deputetët kanë mandat deri në zgjedhjen e deputetëve të rinj. Ne si qeveri teknike kemi dashur të kemi Shtëpi legjislative që do të funksionojë. Ne jemi në gjendjen e zgjedhjeve të shpallura, nuk kemi Kuvend, na ndodhi kriza shëndetësore. Thjesht konsiderojmë se do të ishte mirë që Kuvendi të funksionojë dhe deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend”, tha Spasovski.
Në iniciativën e LSDM-së janë nënshkruar rreth 30 deputetë nga LSDM, PRSD, grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe PDSH-ja, ndërsa pritet që sot ajo të marrë mbështetje edhe nga Besa.
Kjo nismë e LSDM-së nuk e ka mbështetjen nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, as nga BDI, e cila, ndërkaq, lë hapësirë së pari ta shohë nismën e më pas të prononcohet.
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, megjithatë, për (MIA)-n potencuan se bëhet fjalë për iniciativë e ish-deputetëve, ndërsa qëndrimin për këtë parti e kumtoi qartë në takimin e fundit të liderëve.
BDI-ja theksoi se nuk është e njoftuar me përmbajtjen e nismës së LSDM-së dhe deri më tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje, nga partia duke potencuar se të gjitha vendimet duhet të merren me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë.
“Ne nuk jemi njoftuar me përmbajtjen e nismës të LSDM-së dhe deri tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje. Lidhur me të gjitha çështjet sa i përket gjendjes aktuale e cila i prek të gjithë qytetarët në mënyrë të njëjtë, do të ishte mirë të zgjidhen me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë. Në mënyrë konsensuale e shpërndamë Kuvendin gjithashtu në mënyrë konsensuale i kemi shtyrë zgjedhjet. Gjithsesi do ta shqyrtojmë nismën sapo të dorëzohet në Kuvend”, thonë nga BDI. /MIA/