LSDM e para, VMRO e dyta, BDI e treta sipas sondazhit të ri (FOTO)

Qytetarët më së shumti kanë besim tek Zoran Zaev, sipas një ankete të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Me realizmin e kësaj ankete 16.5% e të anketuarve janë deklaruar se i besojnë liderit të LSDM-së, i dyti është renditur lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski me 14.2%, ndërsa në vendin e tretë, me 6.9% e të anketuarve janë deklaruar për kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin.

Më pas renditen Stevo Penadrovski (4.2%), Nikolla Dimitrov (2.3%), Ziadin Sela (2,3%), Bilal Kasami (0,7%), Afrim Gashi (0,6%), Radmilla Shekerinska (0,4%).

Ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e të anketuarve, gjegjësisht 41,2 % janë deklaruar se nuk kanë besim te asnjë politikan. 5.5% kanë refuzuar të përgjigjen, 3% janë përgjigjur se nuk dinë, ndërsa 2.1% janë përgjigjur për emër tjetër.

Qytetarët janë pyetur edhe për atë se për cilën parti do të votonin nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Diferenca mes rejtingut të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së është e vogël, gjegjësisht për partinë që është në pushtet janë deklaruar 22.1% e të anketuarve, ndërsa për VMRO-në 20.4%. Më pas renditet BDI me 6.5%, Aleanca për Shqiptarët 2.6%, E majta 1.7%, BESA 1.5%, PDSH 0.9%, Alternativa 0.8%