Përmes proceseve institucionale të hapura u vërtetua se VMRO-DPMNE qëndron pas dhunës së të enjtes së përgjakshme.
Kështu qëndron në komunikatën e sotme me shkrim të LSDM-së ku thuhet se vendimi i Gjykatës Penale që ta pranojë aktakuzën kundër Trajko Veljanoskit, Mile Janakieskit, Spiro Ristovskit dhe Vlladimir Atanasovit për organizim të dhunës së 27 prillit është vërtetim se VMRO-DPMNE qëndron pas hyrjes në Kuvend.
Sipas LSDM-së, këto kanë qenë bashkëpunëtorë të Gruevskit dhe sot poashtu janë bashkëpunëtorë të Mickoskit.
“Mickoski jo vetëm që nuk distancohet nga dhunuesit, por ai dhe partia e tij i përkrahin publikisht”, thonë nga LSDM duke shtuar se 27 prilli është fytyra e vërtetë e regjimit dhe e VMRO-DPMNE-së.
Me vazhdimin e politikave të Gruevskit, thonë nga LSDM, Mickoski dëshmon se në VMRO-DPMNE ende është e pranishme matrica e dhunshme dhe me regjim si dhe nuk ofron asgjë përveç dhunës dhe mbrojtjes së krimit.
Për këtë VMRO-DPMNE dhe Mickovski, sipas LSDM-së duhet të përgatiten për humbje më 12 prill.