LSDM: BE i ka ndarë Maqedonisë së Veriut 3 miliardë euro

Politikat e suksesshme të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja gjatë tre viteve të fundit dhe rruga e vërtetë nëpër të cilën po i çon qytetarët dhe shtetin, po konfirmohet në vazhdimësi.

Udhëzimi drejt perspektivës evropiane të shtetit dhe sjellja e vlerave evropiane në të janë të njohura si të tilla, ndërkaq konfirmim për atë është përfshirja e vendit në kornizën financiare shtatëvjeçare nga ana e Këshillit të Evropës e titulluar “Gjenerata e re BE”.

Njëherit, në kuadër të buxhetit të ri të BE-së janë programuar edhe mjete për gjeneratën e tretë të ndihmës parainkaudruese IPA 3 në pajtim të së cilës për Maqedoninë e Veriut do të jenë të kapshme pothuajse 3 miliardë euro për këtë periudhë shtatëvjeçare.

Këto mjete të pakthyeshme shteti ynë do t’i marrë si mbështetje në grante dhe projekte të cilat do ta përshpejtojnë zhvillimin tonë ekonomik dhe kapacitetin tonë reformues.

Qeveria e re e kryesuar nga LSDM në periudhën që paraprin këto mjete dhe projekte duhet t’i realizojë në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bujqësisë, mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik, drejtësisë dhe reformave për sundimin e së drejtës dhe sfera të tjera kyçe të cilat bashkarisht janë identifikuar me partnerët evropianë.

Këto mjete janë vegël kyçe për mbështetje të negociatave të Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare pas të cilës presim në buxhetin evropian të projektohemi tashmë si vend anëtar i BE-së.

Së bashku me ndihmën tashmë të dhënë për përballje me krizën nga Kovid-19, ky është sinjal i rëndësishëm për ne si shtet i cili tashmë i fillon negociatat me BE-në.

Ky është sukses i madh i cili e demonstron solidaritetin evropian, aftësinë për tejkalim të krizave dhe sjellje të vendimeve të mëdha strategjike, të rëndësishme për tërë Evropën.

Vetëm Qeveria proevropiane dhe reformuese e kryesuar nga LSDM mundet dhe din me kapacitet maksimal t’i shfrytëzojë këto mundësi dhe ta shkurtojë rrugën e Maqedonisë së Veriut deri te anëtarësimi në BE.

Këtë e treguam me anëtarësimin në NATO, do ta arrijmë edhe me BE-në.

LSDM ishte dhe mbetet në anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit./SHENJA