Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi dhe reperi Mozzik e kanë një vajzë nga lidhja e tyre e cila tashmë ka përfunduar me ndarje.
Mirëpo pavarësisht kësaj Hana kalon kohë me të dy prindërit dhe duke qenë se të dy janë të njohur për publikun edhe vogëlushja njihet tashmë po ashtu.
Të dy publikojnë foto të vajzës e së fundmi ishte Loredana ajo e cila e ka publikuar imazhin e ëmbël ku Hanën e ka veshur me shumë stil.