Loredana publikon një video shumë të këndshme me vajzën e saj

Loredana Zefi është një artiste mjaft aktive edhe në rrjete sociale, ku ndanë imazhe dhe video nga përditshmëria.

Reperja e cila është e ndjekur nga miliona fansa në Instagram, së fundmi ka publikuar një video bashkë me vajzën e saj Hana e cila muaj më parë festoi ditëlindjen e parë.

Ajo kishte mbledhur disa nga momentet më të bukura nga muajt e fundit, dhe i kishte bashkuar në një video.