Loredana i gëzohet suksesit të duetit me Zunën, ka dy fjalë për fansat

Loredana ka marrë nga “Spotify” pllakën për renditjen e këngës “Du bist mein” të parën në mesin e shumë projekteve të artistëve të tjerë.

Pas këtij suksesi, reperja tha se kjo i takon gjithë fansave dhe shtoi se muzika është ajo që gjatë kësaj periudhe qëndron me ne.

“Faleminderit të gjithë fansave që morën pjesë në sfidën tonë në TikTok. Në shenjë falënderimi do ta publikoj një remiks të këngës, javën e ardhshme”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Loredana shtoi se koronavirusi po na bën më të fortë dhe ndikon që t’i bashkojë njerëzit më shumë.

“Pavarësisht se sa e errët duket, në një moment, dillei do të lind përsëri”, ka shkruar ajo. Ndërsa, këtë postim e përfundoi duke thënë se më në fund po kalon më shumë kohë me vajzën dhe familjen e saj.

“Le të qëndrojmë të fortë së bashku!”, është mesazhi i Loredanës.