Lista e festave shtetërore dhe fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Që në fillim të vitit qytetarët e Maqedonisë së Veriut e kanë filluar me disa ditë jopune. Sot është festa e krishtlindjes, ndërsa dje ishte buzmi dhe duke lidhur me ditët e vikendit, qytetarët patën mundësi për 4 ditë pushimi.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë pushuar më 1 janar, ditën e mërkurë, për shkak të vitit të ri dhe kjo ditë ishte jo pune për të gjithë qytetarët e shtetit.

Për festa shtetërore, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, do të pushojnë më 20 prill e hënë, për shkak të festës së Pashkëve. Pastaj më 1 maj, e premte, dita e punëtorëve. Më 24 maj e diel, është dita e Shën Qirilit dhe Metodit, ndërsa këtë vit në po të njejtën ditë i bie edhe festa e Fitër Bajramit, me çka mbetet vetëm një ditë jopune për dy festa, në këtë rast 25 maji, e hënë.

Më 2 gusht, e diel, është dita e Republikës, ndërsa ditë jopune është 3 gushti, e hënë. Ditë tjetër pushimi është 8 shtatori, e martë, dita e Pavarësisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pushojnë edhe me 12 tetor, e hënë, pasi 11 tetori, dita e Kryengritjes popullore këtë vit i bie të jetë të dielën. Në muajin tetor ditë jopune është edhe data 23, gjegjësisht e premte, pasi në kjo është dita e luftës revolucionare maqedonase. Sipas kalendarit Festë shtetërore është edhe 8 dhjetori, e martë, dita Shën Klimentit të Ohrit.

Por përveç festave shtetërore, qytetarët e Maqedonisë së Veriut pushojnë edhe në festat fetare. Për qytetarët e besimit ortodoks, 19 janari e diel është festë e Ujit të bekuar, pastaj 17 prilli, e premte është e Premtja e Madhe, para Pashkëve.

Të premten më 5 qershor, besimtarët ortodoks festojnë festën e pesëdhjetores. Më 28 gusht e premte, ortodoksët e festojnë ditën e Virgjëresës së madhe.

Qytetarët e besimit katolik festojnë më 13 prill, të hënën, dita e Pashkëve. Më 1 nëntor e diel, festa e shenjtorëve, dhe 25 dhjetor e premte, dita e parë e Krishlindjes.

Për besimtarët myslimanë festë fetare dhe ditë jopune është 31 korriku e premte, festa e Kurban Bajramit.

Për bashkësinë etnike shqptare në Maqedoninë e Veriut, ditë jopune është 22 nëntori, e diel, dita e Alfabetit Shqip.

Qytetarët turq në Maqedoninë e Veriut festojnë më 21 dhjetor, e hënë, dita e mësimit në gjuhën turke.

Për bashkësinë etnike serbe, ditë jopune është 27 janari, e hënë, Shën Sava,

Për qytetarët e përkatësisë etnike rome, ditë jo pune është 8 prilli, e mërkurë, dita ndërkombëtare e Romëve.

Për vllehët, ditë jopune është 23 maji, e shtunë, dita ndërkombëtare e vllehëve.

Për hebrenjtë, ditë jopune është 28 shtatori, e hënë, dita e Jom Kipurit.

Për boshnjakët ditë jopune është 28 shtatori, e hënë, dita ndërkombëtare e Boshnjakëve./SHENJA/