Lira turke bie ndjeshëm pas sulmit në Idlib

Këmbimi kryesor i aksioneve të Turqisë, Bursa e Stambollit, pësoi një rënie me rreth 6%, pas një sulmi ajror në Idlib, ku humbën jetën të paktën 33 ushtarë turq dhe u plagosën 32 të tjerë.

Lira u ul në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga shtatori 2018, duke u këmbyer me 6,24.

Këtë vit, lira ka humbur më shumë se 5% kundrejt dollarit.

Ankaraja fajësoi qeverinë siriane për incidentin.