Linjat hekurudhore në Itali rifillojnë punën, niset treni i parë me 192 pasagjerë

Tashmë në Itali ka nisur lehtësimi i masave të izolimit si pasojë e pandemisë.

Nga sot në Itali nis faza e 2 e cila sipas qeverisë italiane “do të jetë një bashkëjetesë me virusin deri në zhdukjen e tij” dhe jo një hapje e plotë e vendit e kthimi në normalitetin e jetës së dikurshme.

Me lehtësimin e masave, mjetet e transportit publik, autobusët, metrotë, linjat hekurudhore do të përshtaten me një sistem të ri distancimi social që do të kufizojë largësinë nga një udhëtar në tjetrin si dhe numrin e pasagjerëve që do të udhëtojnë në to.

Ndërkohë në stacionin qendror të Milanos janë nisur trenat e parë drejt rajoneve të tjera për personat që udhëtojnë për motive pune dhe shëndeti.

Treni i parë Milano-Napoli është nisur në orën 07:10 me 192 pasagjerë nën masat e distancimit social dhe të sigurisë në vagona.