Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi ka kohë që jeton në Amerikë.
Pas një jetese të gjatë atje sot ajo arriti ta marrë nënshtetësinë amerikane dhe lajmin e mirë e ndau vetë këngëtarja.
Linda zgjodhi llogarinë e saj në Instagram për t’i njoftuar ndjekësit e saj lidhur me këtë.
“Zyrtarisht një amerikano-shqiptare”, shkroi këngëtarja me prejardhje nga Vitia në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se Linda Halimi është e martuar me reperin Davon Edwards, emri artistik i të cilit është Big D dhe së bashku e kanë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.