Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë
Ai tha se Kosova i qëndron krah Austrisë dhe shteteve që janë bashkuar në aleancë në luftën kundër terrorizmit, njofton Klan Kosova.
“I shokuar nga sulmi terrorist në Vjenë, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm. Në këto momente të rënda për popullin mik austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin austriak. Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleancës ndërkombëtare kundër terrorizmit”.
Për sulmin e së hënës ku mbetën të vdekur katër persona, përfshirë edhe sulmuesin, ngushëlluan edhe shumë udhëheqës të tjerë të Kosovës.




