Limaj ka një apel për qeverinë në detyrë të Kosovës

Lideri i Nismës ka thënë se njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për të kryer nevojat e veta, dhe kështu po rrezikohet infektimi i më shumë njerëzve nga koronavirusi.

“I bëj apel Qeverisë së Kosovës në detyrë që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë qëndrim për vendimin e diskutueshëm të Qeverisë për kufzimin e lëvizjeve, ta ndryshojë orarin e lëvizjes për qytetarët”, ka shkruar Limaj në Facebook.

“Jemi dëshmitarë që njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për t’i kryer nevojat e tyre dhe kështu po rrezikojmë infektimin e më shumë njerëzve”, është shprehur ai.